-
UI/UX Design
Dizajn i bukur dhe i thjeshtë në përdorim, që lehtëson ndërveprimin e përdoruesve me faqen tuaj.
-
Ndërtim aplikacioni web
Aplikacion web sipas kërkesave tuaja, që rrit efikasitetin me automatizime dhe procese pune të personalizuara.
-
Ndërtim faqe interneti
Faqe interneti profesionale për biznese që duan prezencë serioze online, besueshmëri dhe më shumë kërkesa nga klientët.
-
Ndërtim dyqani online (eCommerce)
Dyqan online i optimizuar për shitje, me strukturë të qartë produktesh dhe proces blerjeje të thjeshtë.
-
Ndërtim aplikacioni CRM
CRM sipas kërkesës për manaxhimin e klientëve, ndjekjen e shitjeve dhe raportim të saktë në kohë reale.
-
CMS sipas kërkesës
Aplikacion CMS i personalizuar me panel administrimi, që lejon manaxhimin e përmbajtjes së faqes tuaj në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë.
Punët tona
Libroteka
Libroteka është një platformë që mundëson tregtimin e librave elektronikë (eBooks) në gjuhën shqipe.
Lexoni më shumëCrewin
Crewin është një platformë punësimi në industrinë e Superyacht-eve, që synon të jetë lidhja mes rekrutuesve & ekuipazhit.
Lexoni më shumëSi punojmë
Planifikimi
Si fillim kuptojmë vizionin dhe kërkesat tuaja, dhe planifikojmë se si do t'i aplikojmë ato për të arritur qëllimet.
Dizajni dhe zhvillimi
Dizajner-ët dhe programuesit tanë zhvillojnë projektin, duke përdorur teknologjitë e zgjedhura.
Mbështetja
Për t'u siguruar mbi mbarëvajtjen e projektit, pas përfundimit të tij ofrojmë mbështetje teknike, si monitorim dhe backup-e.
Hapa të tjerë
Për t’iu përgjigjur nevojave të reja të klientëve tuaj, përditësojmë projektin me funksionalitete të reja.
Prezencë ndërkombëtare
Me një bazë të gjerë klientësh që përfshin të gjitha kontinentet, kemi krijuar një historik të fortë bashkëpunimi me kompani në tregje të ndryshme si tregtia, rekrutimet, kërkimi, mjeksia, etj.
Bashkëpunoni edhe ju me ne për të shfrytëzuar përvojën tonë, dhe për të çuar përpara biznesin tuaj!