Shërbimet tona

Punojmë me pasion, vendosmëri dhe vëmendje maksimale që t'u ofrojmë zgjidhje të personalizuara, të cilat përmbushin kërkesat tuaja të veçanta.

Lexoni më shumë
  • Zhvillim aplikacioni custom
  • Automatizim procesi
  • Web design, UI/UX
  • Ndërkombëtarizim
  • Manaxhim i të dhënave
Lexoni më shumë

Bashkëpunimi me ne

Jemi një kompani zhvillimi dhe web dizajni e cila vepron me bazë njohurinë dhe mendimin praktik. Në sajë të ekspertizës sonë dhe orientimit tonë drejt biznesit, mund të transformojmë çdo projekt në një aset dixhital që prodhon vlerë.

Me këtë parasysh, ofrojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata të cilat ndihmojnë biznesin tuaj të ecë përpara me shpejtësi dhe efikasitet.

Qëllimi ynë përfundimtar është jo thjesht të krijojmë një website, por të krijojmë një biznes të suksesshëm online!

Mund të ndihmojmë?

Si punojmë

1. Kuptojmë

Si fillim njihemi me dëshirat dhe synimet tuaja për projektin, si edhe me atë çka doni të arrihet në përfundim të tij.

2. Planifikojmë

Më pas planifikojmë hapat që duhen ndërmarrë në çdo fazë të projektit, duke pasur gjithmonë në mendje rrugën që do të ndjekë zhvillimi i tij në vazhdim.

3. Krijojmë

Vëmendja ndaj detajeve është thelbësore për ne gjatë zhvillimit të projektit. Në çdo hap të procesit të zhvillimit, testojmë dhe kontrollojmë eksperiencën e përdoruesve, performancën dhe sigurinë e sistemit.

4. Mbështesim

Për t'u siguruar mbi mbarëvajtjen e projektit, pas përfundimit të tij ofrojmë mbështetje teknike në të cilën përfshihet monitorim, kontroll i vazhdueshëm dhe backup-e. Herë pas here mund t'ju ofrojmë ide dhe këshillime për përmirësime të mëtejshme.