Misioni ynë
Misioni ynë është të krijojmë zgjidhje biznesi të qëndrueshme dhe jetëgjata, që ndihmojnë në suksesin dhe besueshmërinë e klientëve tanë.
Vlerat tona
Cilësia
Komunikimi
Përgjegjësia
Kompetenca
Transparenca
Kontributi
Vizioni ynë
Synojmë që në vitet në vazhdim të njihemi në tregun shqiptar si një nga kompanitë që ofron zgjidhjet më cilësore dhe afatgjata për bizneset.
-
2016
Rrugëtimi jonë nis duke ofruar shërbime për biznese të vogla në fushën e web-it.
-
2018
Themelohet "Ketri sh.p.k." me një identitet dhe vizion të ri për të ardhmen.
-
2020
Nisim projektin "ProHost" dhe rrisim kështu gamën e shërbimeve që ofrojmë, duke përfshirë shërbime hostimi.
-
2022
Në këtë vit nis "Libroteka", një platformë e sofistikuar për tregëtimin e librave elektronikë në gjuhën shqipe.
-
2023
Tashmë me disa projekte madhore në portofol, nisim proçesin për rritje të stafit.
Si punojmë
-
Planifikimi
Si fillim kuptojmë vizionin dhe kërkesat tuaja, dhe planifikojmë se si do t'i aplikojmë ato për të arritur qëllimet.
-
Dizajni dhe zhvillimi
Dizajner-ët dhe programuesit tanë zhvillojnë projektin, duke përdorur teknologjitë e zgjedhura.
-
Mbështetja
Për t'u siguruar mbi mbarëvajtjen e projektit, pas përfundimit të tij ofrojmë mbështetje teknike, si monitorim dhe backup-e.
-
Hapa të tjerë
Për t’iu përgjigjur nevojave të reja të klientëve tuaj, përditësojmë projektin me funksionalitete të reja.
Teknologjitë që përdorim
Përdorim teknologjinë për zhvillimin e sistemeve të sofistikuara dhe të fuqishme. Synimi ynë është të krijojmë projekte të qëndrueshme dhe jetëgjata që ndihmojnë në suksesin e klientëve tanë.














