Zhvillim aplikacionesh custom

Ditët e sotme ju duhet t'u ofroni klientëve tuaj diçka ndryshe dhe interesante, në mënyrë që ata të preferojnë shërbimin tuaj dhe jo atë të një konkurrenti.

Zhvillimi custom i faqeve web, pra krijimi i tyre në përputhje me kërkesa të caktuara paraprake, siguron krijimin e një produkti i cili është i veçantë dhe i bërë posaçërisht sipas ideve dhe objektivave të biznesit tuaj.

Ketri Web është ekspert në zhvillimin e aplikacioneve custom. Duke mbuluar të gjitha fazat e zhvillimit - nga planifikimi deri në dorëzim - ju garantojmë një histori suksesi për platformën ose faqen tuaj të internetit.

Automatizim procesi

Automatizimi tashmë është bërë një domosdoshmëri e biznesit. Ai rrit efikasitetin dhe prodhimtarinë, duke bërë që të arrihet më shumë punë në më pak kohë. Kjo ju jep lirinë të përqendroheni në zhvillimin e biznesit tuaj, dhe jo në manaxhimin e çdo detaji të tij.

Ne ju ndihmojmë të kurseni kohë dhe kosto, duke automatizuar punën tuaj dhe duke ju lejuar të anashkaloni proceset manuale, pa kompromentuar qëndrueshmërinë dhe cilësinë e punës që bëni.

Web design, UI/UX

Përvoja e një vizitori që ndërvepron me aplikacionin tuaj mund të ketë një ndikim afatgjatë në perceptimin e tyre për brand-in tuaj. Një ndërfaqe e dizajnuar mirë dhe një faqe interneti e lehtë për t'u lundruar mund ta shtyjë këtë vizitor të bëhet klient!

Tek Ketri Web, ndjekim studimet më të fundit rreth ndërveprimit dhe sjelljes së përdoruesve, kështu që mund të jeni të sigurt se aspekti jetik i angazhimit dhe kënaqësisë së përdoruesve në faqen tuaj do të trajtohet nga profesionistë.

Ndërkombëtarizim

Një aplikacion apo faqe interneti shumëgjuhëshe e bën biznesin tuaj të arritshëm nga e gjithë bota. Është një mënyrë e shkëlqyer për të përhapur biznesin tuaj në tregje të reja dhe për të rritur numrin e klientëve tuaj.

Moduli ynë i ndërkombëtarizimit ofron një tranzicion të lehtë midis gjuhëve, mundësi përkthimi në gjuhë dhe dialekte të ndryshme, dhe përfitime të rëndësishme në renditjen në motorrët e kërkimit (SEO).

Manaxhim i të dhënave

Qëllimi i çdo aplikacioni është të përpunojë dhe të paraqesë të dhëna. Ndaj mund të themi se të dhënat janë monedha e një aplikacioni. Me një analogji të tillë, është e lehtë të kuptohet pse manaxhimi efikas i të dhënave është thelbësor për suksesin e biznesit tuaj.

Puna jonë synon t'ju ofrojë siguri dhe mendje të qetë, duke ruajtur integritetin e të dhënave tuaja dhe duke i organizuar ato në çdo hap të ciklit të jetës tyre, që nga momenti kur mblidhen, deri në përpunimin e sigurt të tyre dhe ruajtjen përfundimtare.